COVID-19, Këshilli jep mbështetje ekonomike BE-së, 37 mln euro për vendet anëtare

Sot, ambasadorët e BE ranë dakord për dy propozimet legjislative të Këshillit të cilat do të gjenerojnë fonde për të trajtuar efektet e COVID-19. Duke pasur parasysh urgjencën e situatës, të dy propozimet u miratuan pa ndryshime.

E ashtuquajtura Iniciativa e Investimit për Përgjigjen e Koronavirus do të vërë në dispozicion 37 miliardë euro prej fondeve të Kohezionit Europiane për vendet anëtare për t’i bërë ballë pasojave e krizës.

Rreth 8 miliardë euro likuiditet investimesh do të lirohen nga parafinancimi i pashpenzuar në vitin 2019 për programet nën Fondin Evropian për Zhvillimin Rajonal, Fondin Social Evropian, Fondin e Kohezionit dhe Fondin Evropian Detar dhe Peshkimit.

Këto propozime gjithashtu do të sigurojnë qasje në 29 miliardë euro fonde strukturore në të gjithë BE për vitin 2020. Shpenzimet për përgjigjen ndaj krizës do të jenë në dispozicion që nga 1 shkurti i vitit 2020.

Ambasadorët e BE gjithashtu miratuan pa ndryshim një propozim legjislativ për të zgjeruar fushën e Fondit të Solidaritetit të BE për të mbuluar emergjencat e shëndetit publik.

Fondi u krijua fillimisht për të ndihmuar shtetet anëtare dhe vendet pranuese të merren me efektet e katastrofave natyrore.

Përfshirja e urgjencave të shëndetit publik do t’i mundësojë Unionit të ndihmojë në plotësimin e nevojave të menjëhershme të njerëzve gjatë pandemisë së COVID-19. Qëllimi është të plotësojë përpjekjet e vendeve në fjalë.

SHKARKO APP