Covid-19, Maqedonia e Veriut mobilizon forcat e ushtrisë
Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka filluar të ndihmojë policinë dhe stafin mjekësor për t’u përballur me Covid-19. Angazhimi i fundit i ushtrisë ishte gjatë gjendjes së jashtëzakonshme kur në Maqedoninë e Veriut kishte edhe orë policore.
Ushtria për momentin është e angazhuar si roje nëpër spitalet e shumta të shtetit, për të asistuar policinë në parandalimin e ikjes apo kontaktit të personave të infektuar me ndonjë njeri nga jashtë.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton se në gjithë vendin janë regjistruar 1212 të vdekur nga Covid-19. Qyteti më i prekur në Maqedoninë e Veriut është Shkupi, ndërsa në raportin e një dite më parë u raportuan 26 viktima dhe 1321 raste pozitive.