Covid-19 ”mbyll” festat, kyçen resortet në Europë

Shteti gjerman është një prej vendeve që është duke u bërë gati për procesin e vaksinimit kundër Covid-19. Qytetarët pyesin veten sesi mund të vaksinohen mijëra persona, duke marrë shembull rastin e aeroporteve që janë një prej vendeve që po vlerësohet për vaksinimin.

Kancelarja gjermane, Angela Merklel, ka komunikuar se kufizimet duhet të vazhdojnë përtej Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sporti i skive dhe vajtja në zonat malore gjatë periudhës së Krishtlindjes është një prej aktiviteteve më të ndjekura të europianëve, kryesisht nga Italianët. Megjithatë, për shkak të pandemisë resortet dimërore janë mbyllur.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, thotë se “nuk mund ta përballojmë këtë”, pasi infektimet vazhdojnë të jenë të larta.

Në Francë, pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, do të rihapen bizneset jo parësore si parukeritë dhe dyqanet e veshjeve. Nuk ka asnjë shpresë për restorantet dhe lokalet të cilat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 janar.

Austria po organizon një program testimi masiv që pritet t’i sigurojë vendit një rrugëdalje nga mundësia e një bllokimi mbarëkombëtar. Kjo mund të rrisë shpresat e organizimit të festave të fundvitit.

SHKARKO APP