Covid-19 në botë, mbi 17 milionë të prekur dhe mbi 671 mijë viktima

SHBA-të janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht janë 4,581,528 të infektuar dhe janë shënuar 154,158 viktima. Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 45,361 ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 485 pacientë me Covid-19.

Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 90,212 viktima dhe 2,556,207 të infektuar. Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me Covid-19, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,509 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 13,802 persona.

Në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634 viktima dhe 84,165 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 105 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,129 viktima dhe në Francë 30,238 ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,441 persona. Belgjika ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.

SHKARKO APP