Covid-19 në botë, më shumë se 67 milion njerëz të prekur

Bota vijon luftën me Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë në dhjetor të 2019-tës, virusi vdekjeprurës ka marrë jetën e të paktën 1.529.324 njerëzve në të gjithë botën. Më shumë se 67 milion raste me koronavirus janë diagnostikuar zyrtarisht që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 42,166,400 janë shëruar.

Ditën e djeshme, në të gjithë botën u regjistruan 10,674 vdekje dhe 652,466 raste të reja. Vendet që numëruan më shumë vdekje në raportet e tyre të fundit janë SHBA me 2,527 të vdekur, Brazili (664) dhe Italia (662). Shtetet e Bashkuara janë në krye të listës me 281,206 vdekje dhe 14,584,706 infeksione të raportuara.

Pas SHBA, vendet më të prekura janë Brazili me 176,628 vdekje dhe 6,577,177 infeksione, India me 140,182 vdekje (9,644,222 raste), Meksika me 109,456 vdekje (1,168,395 raste) dhe Britania me 61,014 të vdekur (1,705,971 raste).

SHKARKO APP