COVID-19 në Britani, Boris Johnson izolon të gjithë vendin
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson vendosi të gjithë vendin në izolim këtë të hënë si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.
Policia do të patrullojë në rrugë dhe do të gjobisë e do të gjithë ata persona e drejtues mjetesh që thyejnë këto masa, tha Johnson në një deklaratë të jashtëzakonshme televizive të hënën në mbrëmje, duke ngritur në mënyrë dramatike përgjigjen e vendit ndaj pandemisë në rritje të koronavirusit.
Dyqanet, palestrat dhe institucionet fetare do të mbyllen, dhe ngjarjet shoqërore, përfshirë dasmat, por jo funeralet, do të shtyhen.
“Njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia e tyre për qëllimet e mëposhtme shumë të kufizuara,” shtoi ai, duke renditur katër arsye për të cilat qytetarët mund të dalin.
1.Blerja e produkteve themelore
2. Ushtrime fizike
3. Shërbime mjekësore
4. Të shkuarit në punë nëse është absolutisht thelbësore.
Këto rregulla u vendosën për shkak të numrit të viktimave që është rritur. 54 persona të tjerë humbën jetën gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 335.
Më parë në një ditë të paparë në Mbretërinë e Bashkuar, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab u bëri thirrje të gjithë britanikëve që janë me pushime jashtë vendit për të ndryshuar planet e tyre dhe të kthehen në shtëpi ndërsa është ende e mundur.