COVID-19 në Britani, shënohet bilanci më i ulët prej dy muajsh, 229 viktima në 24 orë

Dy ditët e fundit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të bilancit të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në Britani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 229 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 28,675.

Ky është dhe bilanci më i ulët i shënuar që prej muajit mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë shifra të mbledhura nga spitalet dhe qendrat shëndetësore të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Angli u shënuan 204 viktima, Skocia me 5 ndërsa Irlanda me Uellsin në total 20 viktima.

Numri i të infektuarve në Britani ka kaluar mbi 186 mijë persona ndër të cilët aktivë janë 157,809.

Në gjendje të rëndë shëndetësore gjenden 1,559 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?