Covid-19 në Europë, mbi 25 milionë të prekur
Covid-19 vijon që të jetë agresiv, aq sa është krijuar edhe mutacioni. Rastet e koronavirusit të regjistruara në Europë që nga nisja e pandemisë i kanë tejkaluar 25 milionë.
Të dhënat u raportuan nga AFP, sipas së cilës, 52 vendet e kontinentit, përfshirë Rusinë dhe Kaukazin, përbëjnë zonën më të prekur nga virusi në botë, përpara Amerikës së Veriut.
Europa ishte gjithashtu e para që kaloi kufirin e gjysmë milioni vdekjeve, më 17 dhjetor. Dje Italia tejkaloi numrin e mbi 2 milionë personave të infektuar që nga nisja e pandemisë.