Covid-19 në Europë, mbi 700 mijë raste në një javë

Covid-19 vijon të sfidojë rëndë durimin e Europës. Sipas OBSH një numër rekord prej mbi 700 mijë rastesh u shënuan gjatë javës së fundit në kontinentin e vjetër, shumica e të cilave në Britaninë e Madhe, Francë, Rusi e Spanjë.

Gjermania regjistroi më shumë se 5 mijë raste ditore, shifra më e lartë kjo që prej prillit. Ministri i Shëndetësisë në Çeki doli në një fjalim televiziv mbrëmjen e së martës, për të thënë se javët në vazhdim do të jenë të ndërlikuara dhe të zymta, ndërsa izolimi i pjesshëm hyri në fuqi.

Holanda rikthen masat strikte të kufizimit, me kryeministrin Mark Rutte që njoftoi mbylljen e bareve dhe restoranteve për të paktën për 4 javë ndërsa përpiqet të kontrollojë për hapjen e pandemisë në atë që është kthyer një pikë e nxehtë në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti francez pritet të shpallë masën e ndalim qarkullimit nga ora 20:00 e mbrëmjes, për qytetet me nivel të lartë të infektimit përfshirë Parisin, ndërsa paralajmërohet se brenda pak javësh do te ezaurohen 90 për qind e shtretërve në terapitë intensive. Në Britaninë e Madhe shifrat janë alarmante, me mbi 17 mijë raste dhe 143 viktima të shënuara në një ditë të vetme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?