Covid-19 në Europë, Spanja i pari vend me mbi 500 mijë infektime
Spanja u bë vendi i parë në Europën Perëndimor që regjistron 500 mijë infektime me Covid-19, pasi një valë e re rastesh koincidoi me rihapjen e shkollave këtë javë dhe heqjen e kufizimeve në muajin qershor. Spanja raportoi rreth 50 mijë raste të reja gjatë javës së fundit dhe 237 vdekje; 1/3 prej të cilave në Madrid. Qendra pranoi rritjen e infektimeve por theksoi se 50 për qind e rasteve të reja janë asimptomatikë e më shumë se gjysma e tyre janë nën moshën 40-vjeçare me rrezikshmëri të ulët për ndërlikime e vdekje.