COVID-19 në Greqi, 884 raste të reja dhe 25 vdekje në 24 orët e fundit

Organizata Kombëtare e Shëndetit, EDOY, konfirmoi sot 884 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, ku 437 janë regjistruar në Atikë. Në Selanik janë regjistruar 57 ndërsa 79 janë rastet e reja në Akaia.

Gjithashtu, 35 raste të reja janë regjistruar në Larisa, 14 në Rethymno dhe 16 në Heraklion, Kretë.

Vihet re se 7 nga rastet janë të importuara dhe janë identifikuar pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Ndërkohë që 326 pacientë trajtohen të intubuar, 1,273 pacientë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu EODY konfirmoi sot edhe 25 vdekje të reja të pacientëve me COVID-19, ndërkohë që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,297 vdekje.

SHKARKO APP