COVID-19 në Irak, situata del jashtë kontrollit, qindra fëmijë po infektohen çdo ditë me variantin britanik të virusit
Qindra fëmijë në Irak po infektohen çdo ditë me variantin britanik të kronavirusit, njofton shoqata bamirëse “Save the Children”. Shifrat nga Ministria e Shëndetësisë në Irak, ka raportuar se rreth 2.00 fëmijë nën moshën 10 vjeç janë infektuar me virusin gjatë dy javëve të fundit, shkruan The Guardian.
Mjekët, kanë sqaruar se kjo shifër nënvizon përmasat e vërteta të shpërthimit, pasi shumë pacientë të rinj, po e kalojnë sëmundjen në shtëpi dhe nuk regjistrohen si raste zyrtare. Dr Taha Abdulmaëjoud, nga Ninawa, i cili punon me Save the Children, tha se:
“Kemi parë fëmijë të moshës 10 vjeç të pranuar në spital dhe ka një përqindje të lartë të fëmijëve me virus në qendrat e kujdesit shëndetësor primar dhe spitalet pediatrike se më parë”.