Covid-19 në Itali, 6 viktima dhe 996 raste të reja
Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë. Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 6 persona dhe janë infektuar 996 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 35,483 ndërsa numërohen në total 269,214 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 207,653 persona.