Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 166 persona rezultojnë pozitivë 24-orët e fundit, numri i vdekjeve përsëri i lartë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, informojnë se përgjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar 166 raste të reja pozitivë me koronavirus, nga 1049 testime të kryera në terren.

Prej rasteve të reja 88 janë në Shkup, 2 Kumanovë, Shtip 4, Prilep 11, Tetovë 13, Strugë 11, Veles 1, Ohër 13, Kavadar 4, Gostivar 7, Kriva Pallankë 2, Krushevë 1, Koçani 2, Probishtip 2, vinicë 1, Kërçovë 2 dhe Negoinë 2.

Këtë të enjte Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut regjistroi 416 pacientë të shëruar dhe 10 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 2 janë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Shtipi, tre nga Prilepi, një nga Ohri dhe një nga Radovishi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedonia me coronavirus janë diagnostifikuar 85.494 persona, ku 66.209 janë shëruar dhe 2.581 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.704 raste aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?