Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 383 raste të reja, 7 viktima e 95 të shëruar

383 raste të reja infektimesh, 7 viktima dhe 95 të shëruar.

Ky është bilanci i Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, përcjell Ora News.

Sipas autoriteteve në Shkup, nga 1648 tamponë të kryer, në Shkup pozitivë kanë rezultuar 201 persona, 21 në Shtip, 20 në Prilep dhe Strumicë., 12 në Manastir 12 raste dhe 11 në Kumanovë.

Që nga fillimi i pndemisë, shteti fqinj numëron 20937 persona të infektuar dhe 792 viktima.

Për momentin, aktivë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë 3951 persona.

SHKARKO APP