Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur në 24 orë

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut vijon të rëndohet situata nga pandemia e Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me Covid-19. Deri tani, në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 164 persona. Në 24 orët e fundit, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë kryer 1019 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 persona. Në total, numri i të prekurve ka shkuar në 3364, nga të cilët 1664 janë shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?