Covid-19 nuk ikën lehtë, ekspertët: Vala e dytë erdhi më shpejt sesa pritej

U bënë më shumë se 7 muaj që kur OBSH e shpalli Covid-19 pandemi globale. Covid-19 ka shpërthyer në botë që prej fillimit të këtij viti, por mesa duket shumë shtete po përballen edhe me valën e dytë.

Autoritetet në Francë thonë se vala e dytë e virusit vdekjeprurës mbërriti më shpejt se sa pritej. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14.412 raste në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve që prej fillimit të pandemisë në 527,446.

Kina raportoi 14 raste të reja të shtunën, të gjitha të importuara nga udhëtarët. Alarmi u dha edhe në Meksikë, ku u regjistruan 5,573 raste të reja dhe 399 viktima. India raportoi 88,600 raste të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?