Covid-19 po vret çdo ditë, OBSH: Mund të mos ketë kurrë një vaksinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi këtë të hënë se mund të mos ketë kurrë një vaksinë efektive për Covid-19 dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë. Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me Covid-19, dhe 688.080 kanë vdekur.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, nxitën kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë: mbajtja e maskës, distanca fizike, larja e duarve dhe testimi.

”Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin nga infeksioni. Sidoqoftë, nuk ka asnjë ”plumb argjendi” ndaj Covid-19 për momentin dhe mbase mund të mos ketë kurrë”, tha kreu i OBSH-së.

SHKARKO APP