Covid-19 po ”zhduket”, Europa hapet gradualisht për sezonin veror

Jo vetëm në Shqipëri shifrat e Covid-19 janë ulur, duke treguar kështu se ky sezon veror do të jetë më i qetë dhe do të ketë më shumë liri lëvizje sesa vitin e shkuar. Franca kaloi kuotën e 20 milionë personave që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, pak përpara se të nisë lehtësimi i masave ditën e mërkurë, me rihapjen e dyqaneve, restoranteve dhe objekteve kulturore.

Njoftimi u bë nga presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri i vendit në Twitter. Në Spanjë, turistët zbarkuan në plazhin Fuengirola, në Costa del Sol, pasi disa rajone të vendit filluan të hapen gradualisht pas izolimit total. Janë hapur restorantet dhe kafenetë e plazhit dhe turistët shijuan motin e mirë dhe aktivitetet e pavarura në plazh si volejbolli.

Kurse në Poloni, njerëzit hoqën maskat dhe ngritën dolli për lirinë, teksa baret, restorantet dhe pub–et u rihapën për herë të parë në 7 muaj. Rihapja e kufizuar në ambientet e jashtme, fillonte zyrtarisht në mesnatë, por shumë njerëz nuk mundën të prisnin dhe mbushën rrugët dhe baret për të filluar festën.

SHKARKO APP