Covid-19, Putin: 2-3 javët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin
Presidenti rus Vladimir Putin tha se dy-tre javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për rrjedhën e pandemisë së koronavirusit në vend.
“Ne studiojmë me kujdes përvojën e të gjitha vendeve që gjithashtu u përballën me kërcënimin e koronavirusit, dhe kjo përvojë thotë se katër deri në pesë javë të para në epidemi janë më të vështirat,” tha Putin gjatë një mledhjeje online me kabinetin e tij.
Ai shtoi:
“Kjo do të thotë që dy-tre javët e ardhshme do të jenë përcaktuese. Kjo është periudha kur kërkohet përqendrim maksimal i të gjitha burimeve nga ne, si dhe respektim i rreptë i rekomandimeve mjekësore dhe masave parandaluese që janë prezantuar në çdo rajon sot.”
Rusia ka raportuar zyrtarisht 8,672 raste dhe më shumë se 63 vdekje deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit.