Covid-19 qëndron në hundën e fëmijëve për tre javë

Sipas një studimi të ri të bërë nga Koreja e Jugut u nxorën përfundimet se fëmijët mund të mbajnë koronavirusin në hundën e tyre deri në tre javë.

Studimi u bazua në 91 fëmijë dhe në përfundim u zbulua se edhe në mesin e atyre të cilët nuk kanë simptoma, virusi mund të gjendej në shtupat e tyre të hundës.

Fakti që ata kishin virusin e zbulueshëm në hundën e tyre, shkencëtarët thanë se ata ishin të aftë ta kalonin atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të mënyrës se si Koreja e e Jugut testoi, gjurmoi dhe izoloi rastet, madje edhe ato pa simptoma, shkencëtarët e patën më të lehtë të zhvillojnë studimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj studimi ishte në gjendje të jepte informacione të reja në lidhje me fëmijët si bartës të virusit dhe aftësinë e tyre për ta përhapur.

Megjithatë ky studim le ende një pjesë të enigmës të paplotësuar. Vetëm se virusi gjendet në hundën e një fëmije nuk vërteton përfundimisht se ata po e transmetojnë atë me të njëjtën shpejtësi si të rriturit.

Dr Roberta DeBiasi, shefe e sektorit të sëmundjeve pediatrike në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington DC, tha se do të ishte e palogjikshme të mendosh se fëmijët nuk kanë asnjë rol në transmetim duke qenë se ata mbajnë virusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?