Covid-19? Rasti kinez i nëntorit mund të jetë ”pacienti zero” i pandemisë globale

Si lindi dhe u përhap Covid-19? Një raport i fundit mbi pandeminë e koronavirusit, thotë se një burrë kinez nga Hubei epiqentra vendore e koronavirusit, mund të jetë pacienti zero i sëmundjes globale. 55-vjeçari i paemëruar është infektur me COVID-19 më 17 nëntor, një muaj para se autoritetet besonin se sëmundja kishte shpërthyer, njftojnë të dhënat qeveritare.

Sipas agjencisë South China Morning Post, qeveria kineze ka identifikuar tashmë 266 njerëz të infektuar para mbylljes së vitit 2019. Autoritetet kineze e kuptuan se kishin të bënin me një tip të ri virusi vetëm në fund të dhjetorit. Një studiues nga Hubei vuri në alarm autoritetet më 27 dhjetor se pesë raste të reja po raportoheshin çdo ditë.

Dy studime të reja të botuara në revistën Nature, japin provat e para formale mbi natyrën e virusit. Koronavirusi i Vuhan është një tip i virusit SARS por përhapet shumë më lehtë. Ekspertët thonë se 60 për qind e popullsisë së botës do të kontaktojë mevirusin dhe 1 për qind do të vdesë.

SHKARKO APP