Covid-19, Republika Çeke rikthen gjendjen e jashtëzakonshme nga 5 tetori

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda.

Gjithashtu, do të ndalohet pjesëmarrja e audiencave në ngjarjet sportive, do të mbyllen shkollat e mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri tha se teatrot dhe kinematë do të mbeten të hapura, por jo edhe shfaqjet muzikore dhe opera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkalla aktuale e rasteve me koronavirus në Çeki është e dyta në Evropë, pas Spanjës.

Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 67,843 raste pozitive dhe 636 viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?