Covid-19/ “Reziston” Italia, rekord rastesh në Hungari, protesta në Spanjë
Në Europë epidemia e Covid-19 duket në rritje eksponenciale. Përtej rastit francez, ku dje u arrit piku i 13 mijë rasteve në ditë, Sot edhe vende si Rusia dhe Hungaria kanë patur një rritje të madhe rastesh. Në Rusi, pas një ulje të numrave gjatë muajt e fundit, regjistrohen për ditën e dytë radhazi më shumëse 6 mijë raste, kurse në Hungari u shënuan 1 mijë raste për herë të parë nga fillimi i pandemisë.
Në Itali ”vala e dytë “ për të cilën flasin autoritetet e disa vendeve europiane si Franca, Spanja dh e Britania e Madhe duke t sikur nuk ka ardhur ende. Bilanci i 24 orëve të fundit mbetet e stabilizuar, madje në ulje. Janë regjistruar 1587 raste të reja, me 15 viktima, kundër 24 ditës së djeshme.
Në Spanjë, ku në bilancin e fundit u regjistruan rreth 4800 raste por që javën e kaluar tejkaluan edhe 10 mijë të infektuarit në ditë, shtohen protestat kundër autoriteteve lokale që kanë përcaktuar masa kufizuese të reja. Protesta më e madhe u zhvillua në kryeqytetin Madrid, edhe pse pothuajse të gjithë mbanin maskat dhe mundoheshin të respektonin distancat e duhura.