Covid-19 rrit koeficientin e vdekshmërisë në Itali

Në Bergamo të Italisë, niveli i vdekshëmrisë në periudhën e kulmit të pandemisë është ritur me 568% dhe një rritje të tillë të shumfishtë kanë regjsitruar dhe disa komuna të tjera në veri të vendit.

Ndërsa janë rreth 11,600 vdekje të tjera që sipas ekspertizës statistikore edhe pse të paregjistruara në raportet ditore të të dhënave të Covid 19, janë të lidhura me këtë virus.

Autoritetet Italiane kanë publikuar për herë të parë një studim statistikor mbi impaktin që pandemia e COVID 19 ka pasur në koeficientin e vdekshmërisë në nivel kombëtar të krahasueshëm me vitet e mëparshme.

Objektivi i këtij studimi është dhënia e një informacioni të integruar mbi të dhënat epidemike të përhapjes së pandemisë në vend dhe me të dhënat e koeficientit të vdekshmërisë në nivle kombëtar.

Studimi i realizuar nga Instituti italian i Studimeve statistikore analizon të dhënat në periudhën kohore gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 në 6,866 komuna italiane dhe që përbëjnë 87% të numrit të përgjithsëm të tyre që është 7,904.

Sipas ISTAT në Itali rasti i parë me Covid 19 është regjistruar më 20 shkurt 2020 në rajonin e Lombardisë dhe përhapja e virusit është transemtuar në nivel lokal me përjashtim të 3 rasteve të para të verifikuara në fundit të muajit janar që janë importuar nga Kina.

Përhapja gjeografike e pandemisë në Itali u shfaq në mënyrë heterogjene e që u reduktua në rajonet jugore të vendit, në ishujt si dhe në nivel të mesëm në zonën qëndrore të Italisë.

Me gjithë masat e distancimit social të ndërmarrë nga qeveria italiane që prej fillimit të muajit mars, numri i të infektuarve dhe i viktimave ka nisur të shënoëj ulje vetëm në fund të këtij muaji.

52.7% e të infektuarve janë të gjinisë femërore dhe mosha mesatare është 62 vjeç. Në grupmoshat nga 0-9 vjeç, 60-69 edhe70-79 vjec shënohet një numër më i lartë të të infektuarish të gjinisë mashkullore. Mbi moshën 90 vjeç të infektuarit femra janë trefish më i lartë se ata meshkuj.

Koeficienti i vdekshmërisë është më i lartë në gjininë mashkullore me përjashtim të grupmoshës nga 0-19 vjeç.

Në 34.7% të rasteve viktimat vuanin nga një sëmundje tjetër kronike si patologji kardiovaskolare, patologji të frymëmarrjes, diabet, veshka, tumor etj.

Gjatë muajit mars në nivel kombëtar është regjistruar një rritje me 49.4% të koeficeintit të vdekshmërisë në krahasim me vitet e mëparshme. Nga 20 shkurti 2020 në 31 mars 2020 janë regjistruar 90,946 të vdekur, shifër kjo shumë më e lartë se në të njëjtën periudhë kohore në pesë vitet e mëparshme ku  numri i tyre ishte mestarisht 65.592.

Pra janë regjistruar 25,354  të vdekur më shumë dhe sipas Istat 13,710 prej tyre janë diagnostikuar me Covid 19.

91% e të vdekurve janë përqëndurar në zonat më të goditura nga pandemia.

Gjatë muajit mars 2020 në komunën  e Bergamos niveli i vdekjeve është rritur me 568% më shumë në krahasim me mesataren e të njëjtës periduhë kohore gjatë pesëvjecarit 2015-2019.

Në Cremona me 391%, në Lombardi ku u shfaq dhe vatra e parë e pandemisë me 371%, në Brescia me 291%, Piacenza (264%), Parma (208%), Lecco (174%), Pavia (133%), Mantova (122%), Pesaro e Urbino (120%).

Por sipas Institutit Italian të Statistikave ekziston një tjetër shifër më e lartë se 11,600 vdekje që hipotezohet se mund të jetë lidhur me tre skenarë të mundshëm pasi nuk është kryer analiza e tamponit.

Tre motivet e vdekjes së tyre janë, nga pandmeia Covid 19, nga shkaqe të lidhura në mënyrë jo direkt me pandeminë por që çoi në mosfunksionimin e organeve vitale si zemër e veshka si dhe për shkak të pasojave që pandemia ka shaktuar tek shëndetit i të sëmurëvë siç ndodh me virozat e stinës.

SHKARKO APP