COVID-19/ Shifra të larta nga Maqedonia e Veriut, 850 pacientë në spital
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit në qendrat Covid ka raportuar se po trajton 830 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.
Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 79 pacientë pozitivë. Kurse në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 56 pacientë.
Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles trajtohen 56 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 114 pacientë.
Në qendrat Covid në Ohër ka 100 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 106 pacientë, në Gostivar 64, ndërsa në Strugë 33.
Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 72 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 10, Kavadar 59, në Gjevgjeli 11 persona, ndërsa në Dibër 10pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit që po trajtohen në repartet infektive në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe spitalet e vendit është 1.340, dhe deri më tani numëron rreth150 shtretër të lirë.