“Covid-19 të trajtohet si gripi”, ish-kreu i vaksinimit në Britani: Injektimi masiv duhet të marrë fund tani!

CoVid-19 duhet trajtuar si një grip i zakonshëm dhe qeveritë duhet të ndalin vaksinimin e detyrueshëm masiv pas dozës përforcuese. Ky propozim vjen nga ish-shefi i taskforce për vaksinimin në Britaninë e Madhe, Dr. Clive Dix.

Ne kemi nevojë të analizojmë nëse përdorimi prej nesh i fushatës për dozën përforcuese për të siguruar më të ekspozuarit, është e dosmosdoshme. Vaksinimi në masë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marr fund tani”, citohet ai.

Dix ka bërë thirrje që qeveria të mbështesë me urgjencë kërkimet mbi imunitetin ndaj CoVid-19 që duhet të përfshijnë qelizat B dhe T. Sipas tij kjo do të ndihmonte në krijimin e vaksinave të dedikuara për njerëzit me faktor risku dhe për variante specifike të virusit.

Ne tani duhet të menaxhojmë sëmundjen, jo përhapjen e virusit. Kështu që ndalimi i përhapjes së sëmundjes në grupet e ekspozuara është objektivi i së ardhmes”, është shprehur ai.

SHKARKO APP