COVID-19, Vatikani anulon ceremonitë fetare, Pashkët zhvillohen online
Kisha katolike në Romë, ka vendosur pezullimin e të gjithave aktiviteteve fetare, por do të lejojë vetëm një numër të kufizuar personash që kërkojnë të luten.
Ndryshe nga kishat në Greqi, në Itali ata po i marrin parasysh faktet shkencore për sa i përket përhapjes së pandemisë vdekjeprurëse të COVID-19.
Edhe Vatikani ka vendosur që të ndjekë rregullat e vendosura nga emergjenca në Itali. Gjithashtu dhe Pashkët e mëdha këtë vit nuk do të festohen në Itali.
Kisha katolike njoftoi se të gjitha aktivitetet fetare gjatë javës së Pashkëve do të pezullohen, por disa mesazhe do të transmetohen nëpërmjet televizioneve ose online.
Lutja Via Crucis që mbahet në Koloseum, në prani të Papës, që zhvillohet të Premten e Mirë Katolike, gjithashtu ka të ngjarë të anulohet.
Mijëra besimtarë përfshihen zakonisht ndërsa paraqesin udhëtimin e Jezuit në Kalvari.
Ndërkohë, po bëhen përpjekje për të parandaluar dhe adresuar tërë situatën. Në rajonin e Venetos, u vendos të kryhen 15,000 teste të tjera për të zbuluar persoma të infektuar.
Qëllimi është të parandalojmë transmetimin e pakontrolluar të sëmundjes nga njerëzit që dukshëm janë të shëndetshëm
Guvernatori i rajonit në Milano, Atilio Fontana, është përballur vazhdimisht me qeverinë e Romës, duke e akuzuar atë për marrjen e masave edhe më drastike.