COVID-19, vdes në Brazil vullnetari që iu nënshtrua vaksinimit të AstraZeneca
Bota E Mërkurë, 21 Tetor 2020 20:16
Ka ndërruar jetë një prej vullnetarëve që iu nënshtrua vaksinës kundër COVID-19 që po studiohet nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca, bashkë me Universitetin e Oksfordit.
Lajmi u bë i ditur nga Universiteti Federal i Sao Paulo në Brazil, ndërkohë që vullnetari kishte kombësi braziliane.
Mësohet se instituti kërkimor po bashkëpunon në fazën e tretë të lëshimit të vaksinës.