COVID-19 /Zinxhiri i hoteleve zvicerane ofron ‘paketën e izolimit’

Një zinxhir hotelesh luksoze në Zvicër po ofron një paketë karantine për klientët e tij që përfshin një test koronavirusi, vizita doktori dhe kujdes mjekësor 24 orë.

Le Bijou është pjesërisht hotel dhe pjesërisht kompani apartamentesh që ofrojnë dhe shërbim dhe ka filiale në Zyrih, Gjenevë dhe Basel. Me rreth 20% të botës në karantinë, industria e shërbimeve ka hasur një rënie të ndjeshme sipas Bloomberg

Duke qënë në kufi me Italinë, Zvicra e vuajti që herët këtë gjë.

Apartamentet e karantinës në Cyrih, Zug dhe Lucerne janë në dispozicion nga 200 franga zvicerane në 800 franga zvicerane ( 822 dollarë ) në ditë, tha Alexander Hübner, bashkëthemeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i Le Bijou Hotel & Resort Management AG, në një intervistë.

Që prej fillimit të javës së kaluar, kompania ka regjistruar pesë prenotime për shërbimin e ri Covid-19. Le Bijou ka 42 apartamente gjithsej dhe rreth gjysma janë të zënë nga mysafirë për momentin, tha ai.

Si shumica e industrive të shërbimeve, hotelet janë shkatërruar nga mbyllja e restoranteve të urdhëruara nga qeveria, aktivitetet turistike dhe tubimet e mëdha. Hübner tha që ai filloi shërbimin Covid-19 si një mënyrë për të vazhduar gjenerimin e të ardhurave gjatë krizës.

SHKARKO APP