Covid/ 8 viktima dhe 127 raste të reja në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se edhe tetë persona të sëmurë me COVID-19, kanë vdekur. Viktimat janë pesë nga Shkupi dhe nga një nga Tetova, Struga dhe Kërçova.

Me këtë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 422, prej tyre vetëm në Shkup janë 170. Sa i përket të infektuarve me koronavirus, në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja dhe prej tyre; në Shkup janë 57 raste, ndërsa numër më i vogël është regjistruar në 12 qytete tjera.

Instituti i Shëndetit Publik ka thënë se edhe 83 persona janë shëruar nga COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat i referohen testimit të 904 mostrave. Që nga paraqitja e rastit të parë në muajin shkurt, në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 85,820 teste dhe prej tyre me COVID-19 janë rezultuar 9,153 raste. Nga ky numër, 422 pacientë kanë vdekur, 3,921 raste janë ende aktive, ndërsa 4,810 persona janë shëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?