Covid i vendosi çelësin, një muaj pas bllokimit të dytë rihapet muzeu britanik

Një muaj pas bllokimit të dytë të Anglisë, është rihapur për vizitorët Muzeu i famshëm i Londrës. Numri i njerëzve që hyjnë në muze gjatë një dite është reduktuar ndjeshëm ndërsa vizitorët e kanë mirëpritur këtë vendim.

Vizitorët janë kthyer në Muzeun Britanik të Londrës, i cili rihapet pas një muaji mbyllje. Këtë vit institucioni përgatitet të festojë 20 vjetorin e Oborrit të madh, i cilësuar si sheshi publik më i madh i mbuluar në Evropë.

“Ne kemi kufizuar numrin e njerëzve që vijnë në muze deri në 2,000 në ditë. Në këtë kohë të vitit normalisht do të ishin rreth 11,000 vizitorë. Arsyeja e reduktimit të numrit është për të siguruar rregullat e distancës sociale dhe për të bërë që vizitorët tanë të ndihen të sigurt “, tha Roderick Buchanan, drejtor komercial i Muzeut Britanik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i vizitorëve është i kufizuar falë një sistemi biletash, i cili u lejon njerëzve të shijojnë një lloj tjetër eksperience.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i emocionuar që thjesht u largova nga shtëpia sot për të qenë i sinqertë. Jeta e mbyllur, puna nga shtëpia më bënë të vlerësoj që është mirë të qendrosh mes njerëzve , megjithëse në distance”, u shpreh muzikanti Joel Wells

“Arsyeja që unë doja të vija sot është sepse mendova, në këtë kohë të vështirë që po kalojmë kjo është një mjundësi e mirë për t’u çlodhur dhe për të vlerësuar vërtet historinë ” tha një tjetër visitor.

Bllokimi katër javë, i cili filloi në nëntor, u vendos për të ndaluar rritjen e infeksionit, për të lehtësuar presionin mbi shërbimet shëndetësore dhe për të lejuar familjet të mblidhen për Krishtlindje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?