COVID/ Maqedonia e Veriut regjistron 726 raste të reja dhe 7 viktima

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.144 testime teksa janë regjistruar 726 raste të reja me koronavirus.

Ndër të tjera bëhet me dije se prej rasteve të reja 367 prej tyre janë në Shkup, Prilep 53, Kumanovë 34, Negotino 29, Kavadar 26, Manastir 25, Ohër 23, Kriva Pallankë 21, Veles 18, Tetovë 17, Gjevgjeli 14, Gostivar 12, Koçani 10, Shtip dhe Strugë 9, Probishtip 8, Demir Kapi 7, Strumicë, Berovë, Krushevë Kratovë dhe Demir Hisar 5, Kërçovë 4, Sveti Nikole dhe Resnjë 3, Dellçevë, Vinicë, Vallandovë dhe Bogdanci 2 dhe Makedonski Brod 1.

Gjithashtu theksohet se janë shëruar 368 pacientë, ndërsa shtatë të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 103.746 pacientë ku prej tyre 91.875 janë shëruar dhe 3.151 kanë humbur jetën.

SHKARKO APP