Covid, Ministrja italiane e Arsimit: Në shtator mësimi do zhvillohet gjysma on line nga shtëpia dhe gjysma në shkollë
Ministrja e Arsimit në Itali, Lucia Azzolina ka deklaruar se në shtator, mësimi do të zhvillohet gjysma on line nga shtëpia dhe gjysma në shkollë, duke sqaruar gjithashtu se kjo do të jetë e alternueshme midis nxënësve
“Ne nuk mund t’i sjellim studentët përsëri në shkollë me 28-30 persona për klasë. Unë gjithmonë kam luftuar për të mos patur klasa si ‘kafaze pulash’.
Azzolina tha gjithashtu se më 4 maj, “Italia do të rihapet ngadalë” por nuk do të jenë “të gjithë të lirë”, dhe “do të shohim se çfarë do të ndodhë në dy javët e ardhshme”.
Mësimi në distancë ishte një sukses
Pë Ministren italiane të Arsimit, mësimi në distancë “ishte një sukses i madh”, pavarësisht se shkolla “nuk ishte e përgatitur”. Ajo tha gjithashtu se “Ishte detyrë të mbronim shëndetin e studentëve”.