Covid në Maqedoni: 168 raste të reja, 3 viktima dhe 70 të shëruar

Maqedonia e Veriut regjistroi këtë të premte 168 raste të reja me Covid-19 në 1.470 testime të kryera, me 83 raste vetëm në Shkup.

Ndërkohë tre pacientë, 2 nga Shkupi dhe një nga Gostivari ndërruan jetë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 70 pacientë nga sëmundja.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisë është 7.572, numri i pacientëve të shëruar është 3.624, numri i vdekjeve 362, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.586.

SHKARKO APP