COVID/Shifra të larta infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 39 viktima

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar në 24 orët e fundit 603 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre në Shkup-209, Kumanovë – 62, Strumicë – 39, Manastir – 38, Ohër – 36, Prilep – 31, Tetovë – 27, Koçan – 21, Veles dhe Shtip – 19 secili, Kërçovë – 14, Gostivar – 13, Kavadari – 11, Radovish – 8 , Strugë – 7, Vinica – 6, Kriva Palanka dhe Resnja – 5 secili, Gjevgjeli, Vallandova dhe Demir Hisari – 4 secili, Negotinë, Sveti Nikole, Probishtip dhe Pehçevë – 3 secili, Berovë, Dellçevë dhe Krushevë – nga 2, Dibër, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1 secili.

Ndërkohëq që bëhet me dije nga autoritetet shëndetësore se kanë ndërruar jetë 39 pacientë, të cilët kanë qenë të infektuar me virus. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 149.221, prej të cilëve 126.234 janë shëruar, ndërsa 4.595 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 prill) është 18.392.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?