“Covid sot, kriza e klimës nesër”, protesta në Madrid

Aktivistët e mjedisit besojnë se toka mbetet e prekshme dhe në “gjendje alarmi” edhe pas pandemisë. Për këtë arsye prostetuesit u mblodhën në një protestë simbolike për të sensibilizuar në mbrojtje të mjedisit.

Edhe pse izolimi për shkak të pandemisë solli ndikim pozitiv në reduktimin e ndotjes, aktivistët në mbrotje të mjedisit qendrojnë në alert.

Me dhjetëra protestues u mblodhën të premten në Madrid edhe pse vendi vazhdon përballjen me covid 19.

Grupimi i aktivistëve të lëvizjes “Extinction Rebellion” mbushi “Plaza del Sol” të Madridit me këpucë për të përfaqësuar të gjithë njerëzit që nuk mund të merrnin pjesë në demonstratë për shkak të bllokadës së koronavirusit.

Protestuesit gjithashtu mbanin një pankartë me mbishkrimin “Covid sot, kriza e klimës nesër” për të përcjellë mesazhin se kriza shëndetësore nuk është asgjë në krahasim me krizën e klimës me të cilën po përballemi.

Qytetet përfshirë Brukselin, Parisin, Madridin, Milanin dhe Frankfurtin treguan një rënie në nivelet mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm ndërmjet 5 dhe 25 marsit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas pamjeve satelitore nga Sentinel-5.

Kjo përkon me bllokimet në shumë vende evropiane që kanë frenuar transportin rrugor – që konsiderohet burimi më i madh i oksideve të azotit – si dhe ngadalësimi I prodhimit në fabrikat që lëshojnë gaz.

Por aktivistët besojnë se toka mbetet e prekshme dhe në një “gjendje alarmi” edhe pas pandemisë.

SHKARKO APP