Ç’po ndodh? Presidenti kinez urdhëron ushtrinë të përgatiten për luftë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, sipas medieve të huaja i ka kërkuar ushtrisë për të forcuar aftësitë luftarake dhe gatishmërinë për të luftuar, teksa ligji i ri i mbrojtjes që zgjeron fuqitë e forcave të armatosura hyri në fuqi këtë vit.

67-vjeçari ka urdhëruar Ushtrinë Çlirimtare të Popullit që të jenë gati për “të vepruar në çdo sekondë”. Ky urdhër i presidentit vjen pas problemeve të shkaktuara me Indinë dhe Tajvanin vitin e kaluar. “Komandantët dhe ushtarët duhet që të kenë shpirtin e luftimit pa frikën e vështirësive apo frikën e vdekjes”, thuhet në urdhërin e lëshuar.

Presidenti thuhet ndër të tjera, se urdhëroi gjithashtu forcimin e paisjeve luftarake si dhe shtimin e metodave të reja teknologjike gjatë oferacioneve luftarake.

SHKARKO APP