Daily Mail: Kim Jong-un në koma, motra e tij ka marrë kontrollin

Media më e madhe në Britani, ”Daily Mail”, këtë të dielë ka publikuar një artikull ku citohet një diplomat i Kores së Jugut, i cili thotë se diktatori Kim Jong-un është në koma dhe se motra e tij, Kim Yo-jong ka marrë kontrollin.

”Kim Jong-Un është në gjendje kome dhe motra e tij është vendosur të marrë kontrollin e Koresë së Veriut”.

Chang Song-min, një ish-ndihmës i presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, pretendoi se Korea e Veriut po fsheh të vërtetën për shëndetin e përkeqësuar të liderit të saj dhe se ai di që diktatori është në një gjendje kome.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo deklaratë vjen ndërsa spekulimet për gjendjen e vërtetë shëndetësore të Kim janë rritur për shkak të mungesës së paraqitjeve publike këtë vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?