‘Daily Mirror’: Forcat speciale britanike mision për të vrarë djalin e Osama bin Laden në Siri

Daily Mirror raporton se forcat speciale britanike ka ndërmarrë një mision për të vrarë djalin e Bin Laden i cili fshihet në Siri dhe synon të ribashkojë Al-Qaedan.

Sipas informacioneve ai po mbledh militantë nga radhët e Shtetit Islamik.

Forcat speciale britanike po kërkojnë djalin 28 vjeçar të Osama Bin Laden, Hamza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas disa analistëve ai po përgatitet të marrë nën drejtim Al-Qaeda, duke përfituar nga humbjet e xhihadistëve të shtetit islamik, për të mbledhur militantët nën flamurin e organizatës së krijuar nga babai i tij. Misioni parashikon kapjen ose vrasjen e 28 vjeçarit, i cili sipas hetuesve fshihet në Siri

Swiss Digital Mobile Reklama

Një njësi e operacioneve speciale të koalicionit të përbashkët, që përfshin 40 ushtarë të SAS, është vendosur në Siri me misionin për të gjetur Hamzain dhe bandën e tij.

Sipas raportimit të britanikes Daily Mirror, trashëgimtari i Osama Bin Laden konsiderohet mes 10 objektivave të profilit të lartë të shpallur në kërkim nga forcat e koalicionit, pjesë e operacionit britanik kundër ISIS të krijuar në 2014.

Sipas të dhënave të shërbimit amerikan të inteligjencës, Hamza ka lindur më 1989 në qytetin saudit të Gedas.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?