Dalin pamjet, rrugët bosh, si mori mandatin e gjashtë në fshehtësi Lukashkenko
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka marrë mandatin e tij të gjashtë në detyrë në një ceremoni përurimi që nuk u njoftua paraprakisht.
Media shtetërore tha se disa qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë në Pallatin e Pavarësisë në Minsk.
Por si e mori mandatin e gjashtë lideri i diskutuar?
Rrugët u mbyllën ndërsa autokolona e Lukashenko lëvizte nëpër qytet, thanë dëshmitarët.
Inaugurimet e Presidentit normalisht publikohen paraprakisht si ngjarje kryesore të shtetit.
Në vend të kësaj, agjencia shtetërore e lajmeve Belta raportoi të Mërkurën: “Alexander Lukashenko ka marrë detyrën si President i Bjellorusisë. Ceremonia e përurimit po zhvillohet në këto minuta në Pallatin e Pavarësisë.”
Lukashenko, i cili ka sunduar ish republikën Sovjetike për 26 vjet, tha se Bjellorusia kishte nevojë për siguri dhe konsensus “në prag të një krize globale”, një referencë e dukshme ndaj pandemisë së koronavirusit, njoftoi Belta.
“Nuk mundem, nuk kam të drejtë të braktis Bjellorusët,” shtoi agjencia, shkruan abcnews.al.
Por, si reagoi opozita?
Rivalja e tij kryesore politike, Svetlana Tikhanovskaya, e cila u arratis në Lituaninë fqinje mes arrestimeve masive, tha “Lukashenko sot nuk është as kryetar ligjor dhe as legjitim i Bjellorusisë”.
Bashkëpunëtori politik i opozitës Pavel Latushko postoi në rrjetet sociale: “Ku janë qytetarët e gëzuar? Ku është trupi diplomatik?” /abcnews.al