Danimarka lehtëson masat e koronavirusit, javën e ardhshme rinis shkolla

Pavarsisht paralajmërimit të OBSH-së për të mos hequr masat ndaj koronavirusit, Danimarka do të hapë shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor të mërkurën e ardhshme.

Lehtësimi i masave vjen pasi numri i të prekurve me Covid-19 në vendin skandinav është stabilizuar.

Megjithatë, masat shtrënguese për mbylljen e lokaleve, restoranteve, qendrave tregtare dhe ndalimi i grumbullimeve publike prej më shumë se 10 personash, do të qëndrojnë në fuqi dhe për të paktën 1 muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministrja Mette paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm nëse rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.

Deri më tani Danimarka raporton mbi 5000 persona të prekur me koronavirus dhe një total prej 237 viktimash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?