Danimarka pëson tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Ekonomia e Danimarkës po përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të masave të izolimit kundër koronavirusit.

“Gjendja është serioze. Kriza e koronavirusit me gjasë do të ndikojë ekonominë e Danimarkës edhe për disa vite”, tha ministri danez i Financave, Nicolai Wammen, duke shtuar se “ne e kemi shtruar rrugën për dalje nga kriza dhe kemi ndërmarrë tashmë hapat e parë të rëndësishëm”.

Në muajin prill, Wammen paralajmëroi se Danimarka përballet me një nga “kapitujt më të errët” në historinë e saj, pasi qeveria ka parashikuar tkurrje të ekonomisë për 3 deri në 6 për qind këtë vit. Tani ky parashikim është rënduar në 5.3 për qind, në një kohë kur përpara krizës, vendi pritej që të kishte 1.5 për qind rritje ekonomike. Danimarka ka miratuar paketa ndihme për ekonominë e saj, në vlerën e më shumë se 40 miliardë eurove. Ajo është një ndër vendet e para që u izoluan në mars për të frenuar epideminë e koronavirusit, dhe aktualisht konfirmon mbi 11,000 raste infektimi dhe 563 viktima.

SHKARKO APP