Danimarka zgjat pezullimin e vaksinës AstraZeneca për tre javë
Danimarka ka zgjatur me tre javë pezullimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca në programin e imunizimit kundër Covid-19.
Ky vendimi i shtetit danez vjen pavarësisht nga fakti se vaksina ishte “e sigurt dhe efektive” sipas rregullatorit Evropian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ne kemi vendosur sot të zgjasim pezullimin me tre javë, ” tha Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Shëndetësisë Soren Brostrom në një konferencë shtypi, duke shpjeguar se është e nevojshme më sbumë kohë për të përjashtuar plotësisht lidhjen e mundshme midis disa rasteve të rralla, por serioze të njohura të trombozës me vaksinën AstraZeneca, e cila, megjithatë, nuk është provuar.
Sipas autoriteteve daneze, Agjencia Evropiane e Barnave nuk përjashton ndonjë lidhje, e cila i çon ata të vazhdojnë hetimin, për arsye paraprake.
“Ne ende nuk e dimë nëse disa grupe janë më të rrezikuar. Baza jonë për të arritur në një vendim përfundimtar mbi përdorimin e mëtejshëm të vaksinës kundër Covid-19 AstraZeneca është shumë e pasigurt,” vuri në dukje Brostrom.
“Shumë hulumtime kanë filluar, por ende nuk kemi përfundime. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të zgjasim pezullimin e përdorimit të tij”, shtoi ai.
Në Danimarkë, 5.7% e 5.8 milion qytetarë janë vaksinuar plotësisht dhe 11.1% kanë marrë dozën e parë.
/abcnews.al