Danimarkë, protesta kundër masave anti-covid
Një protestë e re i është shtuar serisë së demonstratave në Danimarkë kundër masave të zbatuara për parandalimin e Covd-19 në Danimarkë që nga dhjetori i vitit 2020.
Grupi “Men in Black” organizoi protestë në Arhus, qytetin i dytë më të madh të Danimarkës.
Protesta, në të cilën organizatorët sollën demonstrues me autobusë në Arhus nga Kopenhaga në një distancë rreth 300 kilometra, ishte më e qetë se në javët e mëparshme.
Sipas një deklarate nga Policia në West Jylland, protesta e cila filloi në ora 18:30 me kohën lokale, përfundoi në ora 21:00.
Policia njoftoi se kanë marrë masa kundër katër personave që shkelën ligjin në lidhje me protestat dhe se një grua 20-vjeçare u ndalua për hedhjen e gurëve në drejtim të policisë.