”Daria vdiq për Rusinë, luftoni për vendin”, çfarë do të bëjë tani Putin?
”Daria vdiq për rusët dhe për Rusinë”. Kështu u shpreh ideologu ultra-nacionalist pro Kremlinit, Aleksandër Dugin në ceremoninë e zhvilluar në homazh të vajzës së tij, e vrarë në një sulm me bombë ditën e shtunë. Aleate i ngushtë i Putinit, i njohur si truri dhe arkitekti i luftës ruse në Ukrainë, tha se vetëm fitorja e Moskës do të justifikonte vdekjen e së bijës.
Televizioni shtetëror rus po i kushton një vëmendje të madhe vrasjes së Darias, duke sugjeruar se Moska po përpiqet të arrijë diçka të caktuar. Mesazhi i fshehur i raportimeve të kontrolluara nga Kremlini është re Ukraina, është një shtet terrorist, ndërsa terma si“monstruoz’dhe ‘cinik’po përodren gjithë kohës.
Pyetja më e rëndësishme është se do ta shfrytëzojë Rusia vdekjen e Duginës? Në rrjetet sociale njerëzit po flasin për mundësinë e një ashpërsimi të fushatës kundër zërave opozitarë në vend, ndërsa të tjerë mendojnë se ngjarja mund të çojë në intensifikim të sulmeve në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

