DASH, rregulla të reja për vizat në 6 vende myslimane

Një udhëzim i Departamentit të Shtetit parashikon vendosjen e rregullave të reja për aplikantët për viza nga 6 vendet myslimane, pjesë e urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump për t’u ndaluar hyrjen në Amerikë.

Përjashtime do të jenë vetëm aplikantët që kanë njerëz të rrethit të ngushtë familjar apo kontratë pune me një firmë amerikane.

Udhëzimet e reja pasojnë vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë pjesërisht në fuqi vendimin e presidentit që ndalon hyrjen në Amerikë të shtetasve nga 6 vende: Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëzimi i Departamentit të Shtetit për kushtet e reja për viza për këto vende nuk është bërë publik, por sipas agjencive “Associated Press” dhe “Reuters” marrëdhënie e afërt familjare përfshin prindërit, bashkëshortët, fëmijët, dhëndrin, nusen, vëllain apo motrën që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo kategori tjetër lidhjesh familjare është e përjashtuar./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?