FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dasma dështoi por darka 30 mijë dollarë shkon tek…

Një grua nga Indiana në SHBA, nuk ka dashur që martesa e anuluar të shkojë dëm. Sarah Cummins organizoi kështu një festë për personat e pa strehë. Ajo ka deklaruar se ka anulluar martesën me ish-të dashurin e saj, për arsye që nuk i ka bërë publike dhe në vend të saj ka menduar të organizojë një festë me njerëz të panjohur.

Ajo ka thënë se një nga arsyet ka qenë se marrëveshja 30,000 dollarëshe që kishte bërë me pronarët e lokalit se ku do të mbahej dasma, ishte e panegociushme dhe më pas krijoi një tjetër festë. Ajo ka thënë se ka menduar si ide më të mirë që ushqimin për 170 persona, të hante dikush tjetër pasi dasma nuk do të mbahej.

“Për mua, kjo ka qenë një mundësi t’ju tregoj këtyre personave se ata e meritojnë të jenë në një vend të tillë, sikurse çdokush tjetër”, ka thënë Cummins, 25-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?