Dasma kthehet në makth/ Infektohen me koronavirus 21 persona, mes tyre dhe nusja me dhëndrin

21 persona janë infektuar në një dasmë në Selanik dhe të infektuar kanë mbetur edhe dhëndri me nusen.

Mjekët në Selanik kanë marrë 200 mostra të dyshuara për koronavirus të cilët u dërguan për ekzaminim por sigurisht jo të gjitha u morën prej pjesmarrësve në dasmë.

Dasma u mbajt në ambientet e jashtme të kishës por që në momentin kur çfiti hyri brenda për të pagëzuar fëmijën u shoqërua me 40 të ftuar të cilët asistuan.

Në total ishin 150 të ftuar dhe disa prej tyre kishin ardhur edhe nga Gjermania. Kisha në fjalë ka shqetësuar banorët vendas pasi është kthyer në një vatër infektimi duke qënë se vijon mbajtjen e ceremonive në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Mësohet se mes dasmorëve të infektuar kanë rezultuar: Nusja, dhëndri, nëna e dhëndrit, motra, babai, gruaja e babait, edhe DJ i ceremonisë.

SHKARKO APP