Dasmat lejohen në Sri Lanka edhe në kohën e koronavirusit, por dhëndri nuk duhet …

Sri Lanka hoqi masat kufizuese që ndalonin organizimin e dasmave në mesin e pandemisë së koronavirusit, por në bazë të rregullave të reja dhëndrit nuk i lejohet të puthë nusen. Të paktën, jo në publik. Pasanikët e këtij vendi organizojnë zakonisht ceremoni martesore me mijëra të ftuar

Kremtimet në raste të tilla zgjasin shpesh me ditë të tëra e përfshijnë shumëllojshmëri ushqimesh, pije, vallëzim e këngë. Por udhëzimi i fundit nuk lejon që në dasma të ketë më shumë se 100 të ftuar, të cilët duhet të rrinë një metër larg njëri tjetrin e të mbajnë maska. Këtu nuk përjashtohet as çifti që po lidh kurorë.

“Nuk do të lejohen puthje, përqafime apo shtrëngime duarsh”, thanë zyrtarë vendas. Njerëzit sipas tyre në evente të tilla, duhet të përshendeten pa u prekur. Sri Lanka e vendosi karantinën në 20 mars, por i ka kufizuar ndjeshëm masat e izolimit në mjaft zona që nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Vendi me 21.67 milionë banorë numëron 1.000 infektime dhe vetëm 9 vdekje nga koronavirusi.

SHKARKO APP